Elezi: Do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike, do të hiqen dilemat

by informim peje

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka deklaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike, në formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Sipas tij, kjo parashihet edhe me ligj. Elezi ka thënë se kësisoj do të hiqen dilemat që janë krijuar me publikimin e rezultateve preliminare online.

banner

“Sot KQZ po fillon me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, të cilat janë pjesë nga votimet në vendvotime të rregulta, zhvilluar më 9 shkurt 2025, në 2533 vendvotime në të gjithë Kosovën. Në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike, në formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike. Ky verifikim është parë me aktet nënligjore të miratuar nga KQZ, qysh para shpalljes së zgjedhjeve dhe sigurisht që kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, ka deklaruar Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy