Fillojnë protestat në Tiranë që kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliaj

by engel

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, “Lëvizja Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endri Shabanit zhvilluan mbrëmjen e kësaj të marte një një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqje e kryeministrit Edi Rama.

Lapaj theksoi se GJKKO dhe SPAK duhet të përkrahen pa rezerva në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe përballjes me bandat 34-vjeçare, siç i quajti ai.

banner

“Në fakt ky ëshë një reagim i shpejtë për t’u vendosur përballë atij ligjit dhe për t’u reshtuar krah Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilët me kurajo të fortë po luftojnë bandat 34-vjeçare. Sigurisht që autokraci, në vende të marra peng, në vende ku administrate kërcënohet me vendin e punës, me bukën e gojës, ku detyrohen njerëzit në administratë të bëjnë nga 5 e nga 10 familjarë jashtë që të votojnë për partinë në pushtet, që partia në pushtet, kapet dhunshëm pas karriges së pushtetit. Por, zgjedhjet janë afër. Kjo nuk është çështje e të votuarit të një partie apo partie tjetër, ata që na ndjekin duhet ta dinë qartë, vetëm këta që janë në pushtet mos votoni”,- tha Lapaj.

Kreu i Nisma Thurje akuzoi Ramën për shpërdorim të pushtetit duke keqshfrytëzuar për interesa personale asetet publike.

“Dëgjova Ramën sot dhe tha nuk shkulem nga karrigia. A u ngopët? A u ngopët? 24 vjet që i keni marrë këtij vendi hapësirat publike, i ke marrë plazhet, i ke marrë pasuritë kombëtare, i ke marrë burimet natyrore. Ça të ka ngëlur pa marrë more zotëri? A u ngopët? Nuk iki thotë, nuk shkulem nga vendi”,- tha Shabani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy