Një burrë është gjetur i vdekur në një oborr të një shtëpie në Gjilan. Policia e Kosovës tha se pranë tij kishte gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se ka kryer aktin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 11.02.2025, rreth orës 15:05, kemi pranuar informacionin se në qytetin e Gjilanit në oborrin e një shtëpie ishte një person i shtrirë në tokë. Pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1956 i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin. Nga mjeku kujdestar në vendngjarje është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion