LDK për gazetarin Faton Osmani: Vendosi standarde të larta në media, do të kujtohet për integritetin e tij

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka shprehur ngushëllime komunitetit të gazetarisë për vdekjen e gazetarit Faton Osmani, si dhe familjes së këtij të fundit, shkruan Gazeta Express.

Nga LDK është thënë se Faton Osmani, përmes punës së tij të palodhshme ka vendosur standarde të larta në median e Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes Osmani dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në Kosovë, për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online, Faton Osmani.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai ishte zë i fuqishëm në fushën e gazetarisë, duke siguruar informim profesional të saktë, të drejtë dhe të paanshëm.

Përmes punës së tij të palodhshme, Faton Osmani vendosi standarde të larta në median kosovare, duke ndërtuar një platformë të besueshme informimi dhe duke kontribuar në forcimin e gazetarisë së pavarur. Ai do të kujtohet për integritetin, pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës. Puna dhe angazhimi i tij do të mbeten një trashëgimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve.

Në këto momente të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Osmani, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në vend. U prehtë në paqe!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy