Man Utd dhe Chelsea garojnë ‘kokë për kokë’ për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

by Nexhat

Manchester United dhe Chelsea raportohet se do të garojnë kokë më kokë për të siguruar transferimin e një prej sulmuesve më të dalluar këtë edicion në Ligën Premier. 

United dhe Chelsea që të dyja kanë duruar një periudhë mjaft të vështirë gjatë muajve të fundit nën urdhrat e Ruben Amorim dhe Enzo Marseca. 

banner

Chelsea ka fituar vetëm tri nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, teksa United ka fituar gjashtë ndeshje në të gjitha garat në vitin 2025. 

E tërë kjo na shpie tek nevoja që kanë të dy klubet për një tjetër sulmues dhe tashmë ato kanë vënë syrin e tyre tek një lojtar. 

Football Insider ka raportuar se ata kanë si objektiv ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Liam Delap, i cili po shkëlqen këtë sezon tek Ipswich Town. 

22-vjeçari ka realizuar nëntë gola në 23 ndeshje, ku disa prej tyre erdhën në momente vendimtare, duke përfshirë në fitoret ndaj Chelseat dhe Tottenhamit. 

Shpejtësia e madhe e Delap, fuqia dhe atributet fizike të kombinuara së bashku me aftësinë për të finalizuar aksionet, e bëjnë atë një kërcënim për portierët kundërshtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy