PDK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani: La gjurmë të pashlyeshme

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vdekjen e gazetarit Faton Osmani, duke shprehur ngushëllime familjes së tij,

PDK ka theksuar se Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e medias në vend.

banner

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Osmani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, familjarit tuaj, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm. Përmes punës së tij të palodhshme, ai krijoi një platformë të besueshme dhe profesionale të lajmeve, duke i shërbyer publikut me informacion të saktë dhe të paanshëm.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e medias në vend. Ai la gjurmë të pashlyeshme në këtë fushë, jo vetëm si themelues i Ekonomia Online, por edhe përmes angazhimit të tij në media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë moment të dhembjes së madhe, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, miqve dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy