Në Qendrën e Numërimit të votave të zgjedhjeve 9 shkurtit, ka pasur incident.
Një përplasje mes komisionerëve të VV’së dhe LDK’s, e cila përpak kaloi në fizike ka ndodhur sot në Qendrën e Numërimit të Votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Aty është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Paris Guri nga LDK ka publikuar një video, ku një komisioner e mbron votën e LDK-së.
“Vëzhgues e komisioner të LDK-së, ju jeni heronjtë e LDK-së. Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë keni përballë”, ka thënë ndër tjerash Guri.
Përndryshe, ka pausr shumë kritika për KQZ-në që ka dështuar në procesin e numërimit të votave