Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.
“Në Shqipëri ka tashmë prej vitesh një luftë kundër korrupsionit. Dje trumpistët e vetëshpallur të këtesës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump.
Por video-live u ndërpre papritur, pasi kryeministri i acaruar për shkak se transmetimi kishte probleme u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.
Pak çaste më vonë kryeministri ka hapur një lidhje tjetër live, dhe është shprehur se ai është njeri pansionant, ndaj ka edhe shpërthime të tilla.
Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.
“Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjeën time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë, i bufit të vjetër, por edhe ata që të re kanë vetëm moshën. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe do të vinë të kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.
Natyrisht që marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “s’kam koment”.
Lajmi që kam për ju sot është se unë nuk do i mbaj më për vete opinionet e mia, kur ta shikoj të arsyeshme se duhen ndarë me publikun, në të gjitha rastet kur drejtsia bën punën e saj.
Sot opinion im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në fazën që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Sot në këtë fazë janë të domosdoshme edhe kritikat për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.
U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.
Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të”,-tha Rama./euronews