Shefi i Zyrës së BE flet për zgjedhjet e 9 Shkurtit, shpreson që formimi i Qeverisë të bëhet pa vështirësi

by Nexhat

Në një shkrim të Associated Press lidhur me zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se shpreson që formimi j qeverisë së re të bëhet pa vështirësi. Ai tha se ekzekutivi i ri duhet të përmbushë pritjet e popullatës, shumica e të cilëve mbështesin dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar bllokut 27-vendësh.

Orav paralajmëron se qeveria e re duhet të punojë shumë dhe në mënyrë aktive.

banner

“Bashkimi Evropian ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me sundimin e ligjit dhe me një jetë më të mirë. Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë dhe aktivisht. Duhen bërë detyra të vështira shtëpie. Reformat duhet të bëhen”, tha ai për Associated Press.

“Normalizimi i marrëdhënieve është një domosdoshmëri për Kosovën dhe Serbinë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy