Shefja e misionit vëzhgues të BE-së, Nathalie Loiseau, në një konferencë për media ka thënë se ky mision ka vëzhguar edhe gjuhën inflamatore dhe sulmet që kanë ndodhur në fushatë dhe debate televizive.
Ajo ka thënë se e kanë parë me shqetësim gjuhën negative të partisë në pushtet kundër mediave dhe sistemit të drejtësisë. Loiseau gjithashtu ka përmendur vendimin për bojkot të partisë në pushtet ndaj debateve televizive.
“Kemi observuar edhe gjuhën inflamatore dhe sulmet në fushatë dhe në debate televizive. Kemi parë me shqetësim, gjuhë negative të partisë në pushtet kundër mediave dhe sistemit të drejtësis. Bojkoti ndaj mediave specifike dhe debateve gjithashtu ka reduktuar mundësinë për të bërë një zgjedhje elektorale”, ka thënë Nathalie Loiseau