29
Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në rrezik për jetën pasi një tren ‘ICE’ është përplasur me një kamion në Hamburg.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, sipas mediave gjermane.
Autoritetet raportuan se 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime.
Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.