News24 meson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit lidhja Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit
Gentjan Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me carter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Sulës si zv.ministre
SPAK thotë se kompania Agi Kons e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndertimi dhe tendera pranë bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë ciftit Veliaj-Xoxa një vilë në Marea Resort në Qerret të Kavajës. Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.
Një tjetër biznesmen i afërt me Veliajn është Shkëlqim fusha, i kompanisë Fusha i cili në këmbim të një leje ndërtimi në Yrshek ka kaluar një shumë parash në emrin e dy avokateve të lidhur me Xoxën dhe ata e kanë kaluar gjysmën e shumës në llogaritë e qendrës HARABEL që kontrollohet prej saj.
SPAK ka zbuluar gjithashtu se kompania Palushi e Meriman Palushit, ka marrë leje ndërtimi nga Erjon Veliaj në vitin 2019 për ndërtimin e një godinë banimi dhe shërbimi dhe ka financuar dy OJF Qendra Eventus dhe OJF BYL-A në shumën e 50 mijë eurove. Të dyja OJF kontrollohen nga Ajola Xoxa. Bëhet fjalë për financim festivali artistik.
Ndërsa Sokol Kryeziu i kompanisë Gerard-A ka blerë 50 mln lekë piktura pranë NAN Gallery që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në fshesar në drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim shkarkimi apo faturino.
Fatmir Bektashi i kompanisë Kontakt sh.p.k që ka marrë disa leje ndërtimi pranë bashkisë ka financiar sipas SPAK një udhëtim të citit në Roterdam të Holandës, si dhe dy aktiviteteve të për BYL-a të Ajola Xoxës për organizimin e dy festivaleve të ICDF (Internacional Contermporari Dance Festival). Të 5 biznesmenët janë nën masën e detyrimit për paraqitje.
Ndërsa Elman Abule që tezulton në qendër të skemës së pastrimit të parave fhe firmosjes së faturave fictive për llogari të kompanive të Xoxës, është nën arrest me burg. të 8 8 të dyshuarit do të përballen nesër me gjykatën e Posaçme