Ish-opinionistja Zhaklin Lekatari ka shprehur hapur përkrahjen për banorin e BBVA 4, Gjestin.
Derisa pyetja iu bë nga Ronaldo Sharka se si e mbështet një personazh që ka larguar nga shtëpia disa banorë, ajo ka qenë e qartë duke theksuar se nxori grupin e bullizuesve.
“Gjesti nxori grupin e bullizuesve po ta mendosh. I gjithë ai grupi i atyre burrave që qëndronin të gjithë së bashku edhe që qeshnin me Bernardin apo bënin batuta me sfond seksual kundrejt Amberit ndonëse ajo nuk i mendonte si të rënda këto batuta të rrugës apo ngacmimet e tjera që janë bërë”, u shpreh ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_35-6.png)
Në pyetjen nëse e sheh si fitues, gazetarja tha se atë nuk e vendos ajo por publiku.
“Mua kështu më duket sikur në të vërtetë ai nxori grupin e bullizuesve. Nuk e vendosi unë nëse fiton, e vendos publiku. Unë mendoj që mund të jetë”, shtoi në vazhdim
Zhaklin duhet theksuar se ka qenë opinioniste në edicionin e dytë të këtij formati, ku ishte Luiz Ejlli.
E njëjta ishte e drejtpërdrejt në komente drejtuar banorëve, edhe pse shpesh nuk i kanë pëlqyer.
Zhaklin Lekatari mbështet publikisht Gjestin: “Mund të jetë fitues, nxori nga shtëpia grupin e…”♬ original sound – Top Albania Radio
https://www.tiktok.com/embed/v2/7470096813857525047?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzhaklin-lekatari-gjesti-nxori-nga-big-brother-grupin-e-bullizuesve%2F