Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për rezultatin që ky subjekt politik mori në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Abdixhiku ka thënë se në fund të procesit të numërimit, LDK-ja do të arrijë rreth 20% të votave.
Ndonëse Abdixhiku këtë rezultat nuk e cilëson si fitore, ai thotë se ky është rezultati më i mirë pas rënies historike, ku LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 mori pak më shumë se 12% të votave
AI thotë se do të vërtetohet se kjo rritje e LDK-së është arritje e jashtëzakonshme, por shton se qëllimi nuk është marrja e pushtetit me çdo kusht.
“Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim”, ka thënë Abdixhiku ndër tjerash