Abraham i shkruan letër mërgatës kosovare në Brandenburg: Vendi juaj duhet të jetë në BE

by Nexhat

Ish-deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, diasporës në Brandenburg të Gjermanisë i ka nisë një letër në të cilën tregon punën e tij karshi Kosovës, dhe kosovarëve atje.

Në letrën e tij thuhet se ai vitet e fundit ka bërë fushatë të fuqishme për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

banner

Ndër tjera, Abraham thekson se ka bërë thirrje disa herë që të largohen edhe masat e vendosura të BE-së ndaj Kosovës.

“Ne ende duhet të luftojmë për të pozicionuar Republikën e Kosovës si anëtare të ardhshme të Këshillit të Evropës dhe më vonë të Bashkimit Evropian. Deri atëherë ka shumë për të bërë, për të ardhmen do të doja të punoja edhe për miqësinë tradicionale gjermano-kosovare në Bundestagun e ri gjerman, i cili do të zgjidhet më 23 shkurt, dhe për qëllimin që më në fund t’i jepni shtetit tuaj vendin që e meriton në Evropë”.

“Kjo është një nga arsyet se pse unë jam duke luftuar për t’u rikthyer në Bundestag”, ka thënë Abraham, në letrën e tij drejtuar kosovarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy