Ancelotti flet për fitoren në Angli dhe për gjasat për kualifikim

by Nexhat

Manchester City dhe Real Madridi ishin protagonistë të një nate të madhe të futbollit mbrëmë, me madrilenët që e fituan rundin e parë të “play-off”-it.

Trajneri Carlo Ancelotti e përgëzoi ekipin e tij për fitoren në “Etihad Stadium”, ndërsa tash e ka mendjen tek ndeshja e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në “Santiago Bernabeu”,

banner

Reali fitoi me përmbysje me rezultat 3:2 në Angli mbrëmë, ndërsa gjithçka do të vendoset në Madrid.

“Jam i qetë dhe i kënaqur, kjo është e qartë. Pjesën e parë të ndeshjet eliminuese e bëmë mirë. E kemi marrë një avantazh të vogël dhe duhet të shkojmë me optimizëm në ndeshjen e kthimit. Ndeshja shkoi mirë, ishte një lojë e kompletuar në të gjitha aspektet. Jemi mbrojtur mirë, kemi punuar të gjithë, ishim efikasë përpara, kishim shumë raste, nuk jemi ndalur. Ishte një ndeshje mjaft komplete”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Movistar”.

“Fitorja është e merituar. Ne ishim mjaft të rrezikshëm në sulm, katër lojtarët përpara ishin mjaft efikasë. Kemi mundur të ishim më precizë, por rastet më të shumta i krijuan ata me qetësi dhe me kualitet. Nuk e kam asnjë kritikë apo vërejtje”, vazhdoi “Don Carlo”.

“Loja e kthimit? Nuk do të ndryshojë ideja se si e kanë përgatitur ata këtë ndeshje dhe nuk do të ndryshojë as e jona. E nënvizoj se jemi mbrojtur mirë, në pak raste që jemi ngutur të bënim presion, na kanë bërë keq”, përfundoi trajneri Ancelotti.

Ekipi që do të tregohet më i suksesshëm në duelin e dyfishtë do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy