Çupi për zgjedhjet e 9 shkurtit: “Pushteti ndjeu frikë, vonesat tregojnë manipulim” (VIDEO)

by Nexhat

Opinionisti Frrok Çupi ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një situatë të tensionuar, ku frika e pushtetit ishte e dukshme.

Ai theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se zgjedhjet nisën me një dhunë të ashpër verbale.

banner

“Ka ndodhur që pushteti të ketë frikë, sepse pushteti e ndjen frikën. E di çfarë ka bërë, si ka punuar. E dyta, nisi me një dhunë, që për mua ishte shumë e rëndë në Kosovë, me sulme verbale dhe sharje”, tha Çupi, transmeton Klankosova.tv.

Ai poashtu shtoi se vonesat në shpalljen e rezultateve po krijojnë dyshime për manipulim të procesit.

“Vonesat që po ndodhin për nxjerrjen e rezultatit janë sëmundja e parë që tregon se po manipulohen zgjedhjet,” u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy