Dosja “Veliaj”/ Burg për Elman Abule, 5 biznesmenët e tjerë Fatmir Bektashi, Petrit Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi në detyrim paraqitje

by Nexhat

Në vendimin e shpallur mbrëmjen e së mërkurës nga GJKKO, pas seancës maratonë prej 6 orësh ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 6 biznesmenët e përfshirë në këtë ccështje, mësohet se nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, i cili do të qëndrojë në burg

Mësohet se për 5 biznesmenët e tjerë Fatmir Bektashi, Petrit Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi nuk ka ndryshuar masa e sigurisë  ‘detyrim paraqitje’

banner

Sipas vendimit të GJKKO, do të vazhdojë masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Elman Abule, po ashtu do të vazhdojë masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” ndaj personit nën hetim Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha. Sipas GJKKO, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy