Drita eliminon Dukagjinin pas penalltive dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

by Nexhat

Drita ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Dukagjinin në penallti (5-4), me lojën e rregullt dhe vazhdimet që u mbyllen baras 0-0.

Klubi gjilanas është skuadra e radhës që ka kaluar fazën e 1/8-tës për të siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

banner

Megjithatë, ekipi i Zekirija Ramadanit pa të zinjtë e ullirit deri sa siguroi kalimin, pasi iu desh të fitonte vetëm pas ekzekutimit të penalltive

90 minuta lojë dhe dy herë nga 15 minuta vazhdime u mbyllen baras 0-0 edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, me vendasit për një nuancë më të mirë.

Në penallti, futbollistët e liderit të Superligës ishin më të saktë, duke triumfuar me rezultat 5-4, edhe pse mysafirët e Dukagjinit patën mundësi ta fitojnë ndeshjen 4-5 në rast së Elton Basri do të ishte i saktë në penalltinë e pestë.

Ndryshe, dje (e martë) u kualifikuar Drenica, ndërsa sot përveç Dritës, kalimin në çerekfinale e siguruan edhe Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy