Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci

by Nexhat

Inteligjenca ukrainase ka zbuluar një spiun midis zyrtarëve të saj të lartë, me kreun e shërbimit që e ka ndaluar personalisht.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka raportuar se një “nishan” rus i FSB-së, ishte ekspozuar në radhët e Shërbimit të Sigurisë.

banner

Ishte shefi i selisë së Qendrës Antiterroriste të Shërbimit të Sigurimit që e arrestoi personalisht

“Tradhtari u arrestua këtë mëngjes personalisht nga Vasyl Maliuk, Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës”, u tha nga ukrainasit.

Shërbimi i Sigurimit nuk e përmendi emrin e tradhtarit, por sipas burimeve të Ukrainska Pravda në Shërbimin e Sigurimit, bëhet fjalë për kolonelin Dmytro Koziura.

Maliuk tha se Shërbimi i Sigurisë kishte dokumentuar 14 episode të aktiviteteve të paligjshme të ‘nishanit’.

“Kreu i Shërbimit të Sigurisë ishte personalisht një anëtar i grupit operacional dhe hetimor që po vlerësonte tradhtarin dhe drejtoi operacionin për ndalimin e tij. Vasyl Maliuk raportoi drejtpërdrejt për të gjitha fazat e operacionit special te Komandantit të Përgjithshëm Suprem dhe tek presidenti Volodymyr Zelensky”, u tha ndër tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy