Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se minimumi që mund të bëhet kur kryebashkiaku i Tiranës merret nga zyra dhe dërgohet në qeli, është që të tregohen provat.
Rama: Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo.
Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat. Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova./bw