“Mund të futemi në ngërç politik – Mungesë e çuditshme e transparencës, ngjallen dyshime”, Blerim Latifi për numërimin e votave

by Nexhat

Në opinionin publik janë shtuar kritikat për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të vonesave në rinumërimit të votave, gabimeve teknike e problemeve me faqen e KQZ ku përditësohen rezultatet.

Blerim Latifi, profesor, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se mungesa e transparencës mund të ndikojë që partitë politike mos t’i pranojnë rezultatet.

banner

E nëse kjo ndodh, siç thotë Latifi vendi mund të futet në një ngërç politik.

“Kur ka një problem brenda një institucioni tek i cili i kanë sytë 2 milionë njerëz, 24 orë në ditë presin çka po ndodh aty edhe ti nivelin e transparencës e ke për toke, atëherë automatikisht ngjallën dyshime, mosbesime. Njerëzit fillojnë me mëndu që aty diçka po ndodh për të keq. Kam frikë që nëse vazhdon së paku edhe 10 ditë mungesës e transparencës, i shfaqjes së problemeve teknike, apo i shfaqjes të ndonjë manipulimi në fletvotime. Në fund kemi me ardhur në një moment ku partitë, të gjitha janë të pakënaqura me rezultatin që e kanë arritur, kanë me prodhu një gjendje para mospranimit të rezultatit. Nëse nuk i pranojnë rezultatet atëherë automatikisht futemi në një ngërç politik, apo në një krizë politike që nuk e di si mundet me përfundu”, ka thënë Latifi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy