PEJË/ Arrestohen tre persona, lënduan policin që tentoi ta arrestonte njërin prej tyre

by Nexhat

Një polic është lënduar gjatë arresimit të A.A (2002) i cili ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë

Policia ka njoftuar se “i dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor”

banner

Zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor

Po  ashtu edhe dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.

“Tre tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy