Policia për vrasjen në Skenderaj: Rasti ndodhi në një lokal, viktima është 42 vjeç

by Nexhat

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.

banner

Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy