Sela: Ka tendencë që të futet një kaos në spektrin politik tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp konfirmoi se Gjykata Themelore në Tetovë për herë të dytë ia ka dhënë vulat atij.

“Jemi informuar sot në mëngjes nga avokati se Gjykata Themelore Tetovë ka marrë vendim që kemi fituar rastin me vulat e partisë”, tha Sela.

banner

Sela tha se është një vendim i rëndësishëm dhe i drejtë, ndërsa ASH do të vazhdojë rrugëtimin e saj ashtu siç i takon

Sela tha se Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit. Besoj shumë shpejtë ta fitojmë edhe në nivelin e dytë”, tha Sela.

Sela tha se ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra

“Ka një tendencë që të futet një kaos në spektrin politikë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe ky kaos dihet me emra dhe mbiemra. Tendenca është që shqiptarët të paraqiten sa më të dobëta”, tha Sela.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy