Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

by Nexhat

 Trepça ka fituar Kupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Bashkimin me rezultat 85:79. 

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Trepça dhe Bashkimi zhvilluar një përballje emocionuese, sidomos në pjesën e parë që ishte e barabartë

banner

Pas dy çerekëve, Trepça shkon në pushim në epërsi ndaj Bashkimit me rezultat 42-41.  

Çereku u parë ishte shumë i barabartë dhe u mbyll me rezultat 24:22.  

Ndërsa çereku i dytë i takoi Bashkimit që e mbylli me rezultat 19-18.  

Edhe çereku i tretë shkoi i barabartë me të dy skuadrat që nuk mund të shkëputeshin. 

Sammy Hunter ka shënuar në sekondën e fundit për epërsinë 63:60. 

Sa i përket çerekut të fundit, ky i takoi plotësisht Trepçës që dominoi duke krijuar epërsinë e nevojshme për të marr trofeun. 

Paraqitja fantastike e Wendell Green me 30 pikë nuk i ndihmoi Bashkimit, pasi që Michael Green dhe Tekele Cotton kishin nga 18 pikë te Trepça. 

Mitroviasti mbrojë trofeun që e fituan edhe vitin e shkuar, ndërsa radhazi e ka fituar katër herë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy