Vdes 42-vjeçari nga Suhareka në një aksident mes veturës dhe autobusit në Carralevë

by Nexhat

J.G., shoferi i veturës rreth 42 vjeç nga Suhareka ka vdekur në aksidentin me autobus që ndodhi sonte në Carralevë. Këtë informatë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se momentalisht rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar

Ai shtoi se në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.

banner

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 12.02.2025, reth orës 18:25 nga policia në  Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë.  Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi.

Menjëherë  janë thirrë të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje.

Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr  informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se  në vendngjarje ka mbetur i vdekur  J. G., shoferi i veturës, mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka.

Në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren. Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy