Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

by Nexhat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një postim në rrjetet sociale pas telefonatës së tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se presidenti amerikan i tregoi për bisedën e tij të mëparshme me liderin rus Vladimir Putin dhe planet për bisedime të menjëhershme të paqes për Ukrainën.

banner

Zelensky tha se ai foli me Trump për “mundësitë për të arritur paqen” dhe se po punonte me SHBA-në “për hartimin e hapave tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme”.

Të dy ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të planifikojnë takime të mëtejshme

“Kam pasur një bisedë kuptimplotë me presidentin amerikan. Ne folëm gjatë për mundësitë për të arritur paqen, diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi dhe aftësitë teknologjike të Ukrainës, duke përfshirë dronët dhe industritë e tjera të përparuara. I jam mirënjohës presidentit Trump për interesimin e tij në atë që mund të arrijmë së bashku”, ka shkruar fillimisht Zelensky

“Ne folëm gjithashtu për përgatitjen e një dokumenti të ri mbi sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin e burimeve. Presidenti Trump ndau detaje nga biseda e tij me Putinin”.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se Ukraina. Së bashku me SHBA-në, ne po hartojmë hapat tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Siç tha Presidenti Trump, le ta bëjmë atë. Ne ramë dakord të mbajmë kontakte të mëtejshme dhe të planifikojmë takimet e ardhshme”, ka shkruar më tej Zelensky.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump ka treguar në rrjetet sociale se ka pasur një bisedë me presidentin Zelensky.

Ai tha se biseda shkoi “shumë mirë” dhe se “ai, ashtu si presidenti (Vladimir) Putin, dëshiron të bëjë paqe”,

Ai konfirmon se bisedimet e mëtejshme me udhëheqësit ukrainas do të mbahen gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë të premte, e cila do të udhëhiqet nga ana e SHBA-së nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy