A pati sulm kibernetik? Radoniqi: I kemi disa dyshime, çështja është në duar të Policisë e Prokurorisë

by Nexhat

Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, është pyetur nga gazetarët në lidhje me raportimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.

Ai tha se kjo çështje tani është në duar të Prokurorisë dhe Policisë, teksa shtoi se i kanë disa dyshime për të cilat i kanë njoftuar organet e sigurisë.

banner

Radoniqi shtoi se posa ta marrin një raport nga këto organe do ta bëjnë publik.

“Kjo cështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy