Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi ka thënë se e mira e gjithë rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet të formojë qeverinë e vetme.
Në emisionin “Dpt te Fidani”, Abazi shtoi se katër vjet të qeverisjes Kurti, treguan se një lloj monopoli që siguron autokraci dhe shpërbërje të demokracisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjithë fushatën elektorale po duket se e ka kornizuar një proces i cili ka dalë me shumë të panjohura, ku pastaj për koalicionin tonë nuk ka qenë fare e pritshme dje ne jemi në pritje të numërimit të të gjitha votave, për me e pa se çka ka ndodhur me gjithë procesin e votimit, ku janë mangësitë dhe çka ka ndodhur në rrugë e sipër”, tha ai.
“E mira sido që të jetë, është se asnjëra prej partive politike, as Vetëvendosja nuk mund të bëjë qeveri e vetme, sepse katërvjeçari i kaluar ka treguar se një lloj monopoli, siguron autokraci dhe shpërbërje të demokracisë në Kosovë”.