Në Mynih, një afgan 24-vjeçar ka aksidentuar me makinë në një grup njerëzish. Ka të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.
Indikacione për “sfond ekstremist”
Sipas policisë, ka “indikacione për një sfond ekstremist” pas sulmit me makinë në një demonstratë sindikaliste në Mynih. Zyra Qendrore për Luftën kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit në Prokurorinë Publike të Mynihut ka marrë përsipër hetimet, njoftoi policia të enjten, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve të “Spiegel”, i dyshuari quhet Farhad N. Thuhet dhe ka marrë të ashtuquajturën leje tolerimi pasi Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët ia refuzoi kërkesën për azil.
Ai ishte regjistruar në Mynih, por deportimi i ishte pezulluar. Para krimit, ai kishte publikuar postime islamike. Ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Georg Eisenreich, njoftoi se Zyra Qendrore e Bavarisë për Ekstremizmin dhe Terrorizmin e Prokurorisë së Përgjithshme po heton rastin.