Arsenali mund të ketë mundësinë të kërkojë “leje speciale” nga Premier League për të përdorur një lojtar që konsiderohet si një nga talente më të mëdhenj të akademisë së tyre.
Gunners do të kërkojnë mënyra për të zëvendësuar Kai Havertz-in, i cili është lënduar dhe pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit 2024/25.
Havertz, i cili ka shënuar 15 gola në 34 paraqitje për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon, ka pësuar një dëmtim të kofshës gjatë kampit të trajnimit në në Dubai javën e kaluar.
Pasi një vlerësim i specialistëve konfirmoi se dëmtimi kërkon kirurgji, klubi lëshoi një deklaratë për të konfirmuar lajmin që çdo tifoz i Arsenalit kishte frikë ta dëgjonte.
“Kai do të fillojë programin e tij të rikuperimit dhe rehabilitimit, i cili pritet të vazhdojë deri në përgatitjet për sezonin e ardhshëm,” thuhet në deklaratë.
Havertz bashkohet me lojtarët si Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus që po ashtu janë jashtë shkaku i lëndimeve, duke lënë Artetën me një mungesë të konsiderueshme të fuqisë sulmuese. Por, çfarë do të ndodhë me të rinjtë, Max Dowman?
Mesfushori 15-vjeçar sulmues, i cili është krahasuar me Kakan nga trajneri i akademisë së Arsenalit, Gustavo Oliveira, aktualisht nuk mund të debutojë në Premier League, përkundër se po stërvitet me skuadrën e parë.
Sipas rregullave të Premier League, një lojtar që është i vendosur në një grup moshe nën 16 vjeç nuk lejohet të përfshihet në listën e skuadrës së parë të një klubi ose të marrë pjesë në një ndeshje zyrtare.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2025/02/special-1-724x600.webp)
Përpara sezonit të ri, Dowman ishte emëruar në skuadrën nën-15 të Arsenalit.
Por, sipas Daily Mail, Gunners mund të kenë mundësinë të kërkojnë leje speciale për të përdorur lojtarin që vlerësohet lartë, duke pasur parasysh situatën e tanishme.
“Nuk është e qartë nëse Premier League do të pranojë ndonjë kërkesë të tyre”, shton ky raport.
Dowman, i cili mbushi 15 vjeç në dhjetor, ka luajtur shumë për ekipin U18 të Arsenalit këtë sezon dhe madje ka hyrë nga stoli për ekipin U-21
Në janar, Mikel Arteta ishte plot lavdërime për të riun.
“[Ai është] shumë impresionues,” tha spanjolli për gazetarin Jordan Davies. “Disa nga gjërat që ai [Dowman] bën janë të pabesueshme. Kemi shumë besim se mund ta zhvillojmë atë në një nga lojtarët tanë më të mirë”.
“Ka shumë kufizime për moshën e tij, kështu që do të duhet të presim dhe të shohim. Ai po bën hapa të shpejtë”, shtoi Arteta.