Drejtori i Sekretariatit të KQZ’së: Procesi i vlerësimit të votave të diasporës do të zgjasë rreth 10 ditë

by Nexhat

Drejtori i sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, ka thënë se procesi i vlerësimit të votave të diasporës do të zgjasë diku rreth 10 ditë.

“Çështja e vlerësimit të pakove me fletëvotime realizohet përmes programit por është edhe pak punë mekanike që duhet me u hapë zarfi e me u mbyll. Sipas vlerësimit të sekretariatit, diku 10 ditë  do t’i marrë  vlerësimi i rreth 68 mijë zarfeve me fletëvotime që i kemi pranuar nga kutitë postare të KQZ’së. Kështu që sekretariati është duke punuar me dy ndërrime dhe sipas vlerësimit tonë do t’i marrë diku 10 ditë vetëm procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime”, tha ai

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy