Ehat Miftaraj: Abstenimi nga marrja e pushtetit apo formimi i qeverisë ikje nga përgjegjësia, vetëm frikacakët dezertojnë

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka shkruar në Facebook, të enjten, se Kosova ka nevojë për një lider që rrezikon edhe interesat partiake për shkak të sfidave me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës.

Një nga sfidat është edhe politika ndërkombëtare, për të cilën Miftaraj thotë se Qeveria e Albin Kurtit nuk i ka aprovuar kërkesat ndërkombëtare.

banner

Rrjedhimisht, ai shton se reputacioni i Kosovës sot ndërkombëtarisht është në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Kosova ka nevoje per LIDER qe ka guxim dhe vullnet politik per te iu dal para sfidave qe e presin Republiken e Kosoves, edhe me koston e sakrifices te votave te elektoratit.  Interesi i Republikes nuk do te duhej te sakrifikohej per interesa partiake apo elektorale. Kerkesat nderkombetare jane te njohura. Kater vite Kosova iu ka bere bisht ketyre kerkesave duke demtuar raportet me aleatin kryesor ShBA dhe vendet mike te Bashkimit Evropian”.

“Reputacioni i Republikes se Kosoves ne raport me partneret nderkombetare ka rene ne nivelin me te ulte te mundshem.  Abstenimi nga marrja e pushtetit apo formimit te qeverise do te ishte ikje e pergjegjesise.  Pushteti nuk duhet pare vetem si privilegj por si pergjegjesi. Ne kohe te veshtira dalin LIDERE qe i dalin ZOT atdheut duke sakrifikuar per te miren e shtetit. Ne kohe veshtira poashtu e deshmojne veten frikacaket qe dezertojne nga detyrat dhe përgjegjësitë”,  thënë Miftaraj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy