19
Emisari i BE-së, Peter Sorensen, vlerëson se ka zhvilluar biseda shumë të mira dhe substanciale se si të çohet Dialogu përpara.
Këtë vlerësim e bëri gjatë qëndrimit në Paris dhe Berlin.
“Dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale se si të çohet Dialogu përpara. Faleminderit për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia”, thuhet në njoftimin në rrjetin X.