Fondet për burimet e ripërtëritshme të energjisë – ZKA nis vlerësimin efikasitetit të menaxhimit

by Nexhat

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë të ditur se ka filluar auditimin e përformancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, e që e cila është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/25,

Në njoftim thuhet se edhe pse Kosova ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë, prapë ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e skemave.

banner

”Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë”, është thënë në postim. 

Postimi i plotë:

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Auditimi ka në fushëveprim  Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kosova si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave.

Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë. 

Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy