“Jam i gatshëm me bisedu, PO-në nuk e kemi ende – Nuk i di qëndrimet e partive tjera ende”, Bedri Hamza për koalicionet mes opozitës

by Nexhat

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e kanë një PO nga partitë e tjera opozitare për një Qeveri të përbërë nga partitë që tash janë në opozitë.

Ai ka thënë se fillimisht është radha e Lëvizjes Vetëvendosjes

banner

Hamza në “Pressing” të T7, ka thënë se pasi të iu vije radha mund të bisedojnë në mënyrë korrekte me paritë opozitare.

Tutje, ka thënë se ndarja e ministrive nuk do të duhej të ishte problem për formimin e institucioneve.

“Ne presim radhën, e dyta nuk mund të flas edhe për partitë që kemi qenë në opozitë duke përfshirë edhe minoritetet është e lehtë me u arrit marrëveshje, unë po du me besu. Po jam i gatshëm me u ulë e me bisedu, në mënyrë shumë korekte. Nuk e kemi PO-në. Me bisedu në mënyrë shumë korrekte, për detaje të caktuara mos me pengu krijimin e institucioneve”.

“Nuk i di qëndrimet e partive tjera opozitare ende. Kur të ka qëndrim, nëse dështon LVV. Mendoj që ndarja e ministrive nuk ish dasht me qenë problem për formimin e institucioneve”, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy