Lavrovi e vlerëson Trumpin si “të sjellshëm” pas telefonatës së tij me Putinin: Kështu flitet me Rusinë

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e vlerësoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si “të sjellshëm”, duke thënë se telefonata e tij me homologun rus Vladimir Putin ekspozoi dështimet e administratës Biden dhe Europës në Ukrainë.

Në përgjigje të një pyetjeje nga CNN, Lavrov tha se është i befasuar me reagimin mbarëbotëror ndaj një bisede mes atyre që ai i quajti “dy individë të sjellshëm dhe të arsimuar”.

banner

“Kjo tregon se deri në çfarë mase stafi i administratës Biden, i udhëhequr nga presidenti i tyre, dhe satelitët e tyre europianë e kanë braktisur dialogun dhe diplomacinë si një metodë komunikimi me botën e jashtme, duke zgjedhur në vend të kësaj kërcënimet”, tha ai.

Edhe pse tha se ka “shumë” mosmarrëveshje mes të dyve, ai shtoi: “Kështu duhet të komunikoni me Rusinë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy