Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

by Nexhat

Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij.

Nëna e Besim Krrabajt është kujdesur që t’i vë fotografitë e të birit në çdo cep të shtëpisë, sikur për t’ia kujtuar çdo moment vetes se për çfarë po frymon pas 8 korrikut të 2016-ës.

banner

Që nga vdekja e tij, ajo nuk la derë pa trokitur, por deri më sot, askush nuk e mbajti premtimin që ia dha, për të vendosur drejtësi për të.

Misionin për të hedhur dritë mbi vdekjen e të birit, Merita Hyseni e nisi të dielën e 11 korrikut të 2016-ës, një ditë pasi mbylli të pamën për të.

Ende pa e hequr shaminë e bardhë që simbolizon zinë, Merita iu drejtua Prokurorisë Themelore në Prizren për të bërë kallëzim penal ndaj A. M e policëve të tjerë, të cilët i akuzon se ia rrahën të birin, e goditjet e të cilëve ia sollën vdekjen

Mirëpo, Prokuroria nuk e mirëpriti 48-vjeçaren. Ajo pretendon se prokurori Sylë Hoxha, i kishte thënë që për këtë rast të shkojë në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Për të kërkuar llogari për të birin, ajo kishte shkuar në stacion policor për t’u përballur sy-më-sy me A. M, policin të cilin

Besimi i kishte thënë se e ka parë derisa e ka shqelmuar.

Kjo nuk ishte hera e fundit që ajo ishte ballafaqur me të. Dy vjet më vonë, më 1 tetor të 2018-ës, Merita thotë se A. i kishte shkuar te dera e shtëpisë. Atë ditë, ajo pretendon se ai e kishte pranuar se ata ia kanë mbytur të birin.

M. , sipas Meritës, nuk është polici i vetëm që ushtroi dhunë ndaj djalit të saj, tashmë të ndjerë

Ajo nuk e di emrin e policit që pretendon se e dëgjoi në Emergjencë, duke iu treguar kolegëve se si e kanë rrahur Besimin, por e mban mend si është dukur dhe i kujtohet se ai i kishte kërkuar të nënshkruante një dokument në spital, derisa po e niste djalin në Tiranë.

Zbulimin e identitetit të tij dhe të policëve të tjerë, pasi që Besimi i kishte thënë se kanë qenë disa policë, ajo ia kishte lënë në dorë Inspektoratit Policor të Kosovës.

Mirëpo, shpresat se ky rast do të zbardhet nga IPK-ja, Meritës i ishin zbehur kur, sipas saj, nga ky insistitucion nuk ia kishin dhënë as deklaratën e saj.

Megjithatë, nga Inspektorati Policor i thanë Kiksit të KlanKosova se një raport për këtë rast e kanë dorëzuar në Prokurorinë e Prizrenit dy vjet më vonë, në vitin 2018

Për të kuptuar se çfarë po ndodhë me rastin e djalit të saj, Merita nuk ua lëshoi derën Policisë, Prokurorisë e Gjykatës, për 8 vjet me radhë, por asnjëherë nuk mori përgjigje a dokumente nga askush.

Madje, ajo e akuzon prokurorin Mehdi Sefa, se nuk e kishte bërë kallëzimin penal për rastin e Besimit dhe kur ajo ia kërkoi një gjë të tillë, thotë se ai e përzuri nga zyra.

E autopsinë mbi vdekjen e djalit të saj, Merita e mori në dorë, 8 vjet më vonë, vetëm pasi emisioni dërgoi pyetje në Spitalin e Traumës e në Prokurorinë e Prizrenit.

Nga kjo prokurori, në korrik të 2023-ës, i kishin thënë Kiksit se nënës së Besimit do ia dorëzojnë të gjitha shkresat e lëndës, por 8 vjet pas vdekjes së tij, krejt çka mori Merita ishte aktvendimi i prokurorit për të mbyllur rastin

Nga ky institucion thanë për emisionin se përveç raportit të IPK-së, prokuroria shqyrtoi edhe autopsinë dhe mendimet e ekspertëve mjeko-ligjor, por në korrik të 2024-ës, prokurori vendosi të mbyll rastin me arsyetimin se nuk ka asnjë provë që e dëshmon kryerjen e veprës penale nga A. M.

Mbyllja e rastit e zhgënjeu 48-vjeçaren, e cila thotë se IPK-ja dhe Prokuroria ka pasur kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të mbledhë dëshmitë dhe provat e mjaftueshme, të cilat pohon se i vërtetojnë pretendimet e saj për vrasjen e të birit nga zyrtarët policorë.

Tetë vjet më parë për televizionin në mënyrë anonime, ata konfirmuan se zyrtarët policorë atë ditë kishin ushtuar dhunë fizike ndaj Besimit.

Shokët e Besimit të cilët ishin atë ditë në vendin e ngjarjes, i kishin premtuar Meritës se do të dëshmojnë në gjykatë, atë që kishin parë me sytë e tyre

Por, as tani kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet, askush nuk mori mundin që t’i ftojë për dëshmi ata apo Meritën.

Të gjitha shpresat që rrethanat e vdekjes së djalit të saj do të dalin në dritë ndonjëherë, Merita i ka varur te Gjykata dhe kryeprokurori i shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy