“Ose vetë në qeveri ose në opozitë” – Batusha i Vetëvendosjes “zbutë” qëndrimin e tij

by Nexhat

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Agon Batusha, ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në asnjë koalicion paszgjedhor me partitë opozitare. Ai është shprehur i bindur se Vetëvendosja do të arrijë të formojë qeverinë vetëm me mbështetjen e pakicave joserbe, ndërsa në të kundërtën preferon të kalojë në opozitë.

Megjithatë, gjatë një paraqitjeje direkte në emisionin “Debat Plus”, Batusha duket se ka zbutur qëndrimin e tij, duke kërkuar që të priten rezultatet përfundimtare të numërimit të votave.

banner

“Besoj që procedurave do të ndiqen dhe besoj që do ta bëjë qeverinë vet. Sepse numrat janë aty dhe pas numërimit qeverinë do ta bëj vetë Vetëvendosja.

Mbetet të shihet tutje…

Është qëndrim i im. Tash nuk po dua të ndikoj unë në proceset janë në dorë të nivelit qendror dhe duhet të priten votat të numërohen deri në fund. Sepse kemi shuam parregullsi që kanë ndodhur gjatë procesit, që gjatë rinumërimit do të dalin dhe besoj që do të kemi rritje dhe në përqindje dhe do të na japin mundësin me bë qeverinë vetë”, ka thënë Batusha në Debat Plus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy