Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar me shqetësim lidhur me qëndrimet e bëra dje nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hesgeth, lidhur me luftën në Ukrainë dhe integritetin territorial ukrainas dhe politikën amerikane të pjesëmarrjes më trupa ushtarake në shtete të ndryshme,
Serwer thotë se ndjenë jashtëzakonisht të nevojshme që të tregojë se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth, do të ketë një ndikim dramatik në Ballkan.
“Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik”, ka shkruar Serwer,
Serwer thotë se edhe për më keq, qasja e butë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën do të jetë një sinjal për Pekinin se Uashingtoni nuk do ta mbrojë Tajvanin.
“Një pjesë e këtij dëmi mund të jetë bërë tashmë me fjalimin e Hegseth”, ka thënë Serwer.