Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ’së, ka thënë se të hënën dhe të martën është bërë një ndërhyrje në sistemin online. Sipas tij platforma tani ka siguri shumë më të lartë.
“Dua të theksoj se të hënën dhe të martën kemi bërë një ndërhyrje në sistem i cili ka ngritur sigurinë e platformës dhe tani është duke funksionuar. Tash gjithcka varet nëse ka rrjet ose jo e që nuk është çështje e jona. Platforma pas kësaj ndërhyrje ka siguri shumë më të lartë dhe është duke funksionuar”, tha ai.
Të dielën pas fillimit të publikimit të rezultateve preliminare, platforma e KQZ’së pati shumë probleme teknike. Me këtë cështje tani është duke u marrë Prokuroria Themelore në Prishtinë