Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në tri ditët që lëmë pas, dëshminë dha dëshmitari i 121 i Prokurorisë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Nga ky i fundit, Gjykata Speciale kërkoi informacione rreth rastit Drenica 2, për çka edhe pati kundërshtime nga avokati i Kadri Veselit.
Dhomat e Specializuara kanë paralajmëruar konferencë për media, gjithashtu.
Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 14:30.