Stuhi bore në SHBA/ Mijëra banorë pa energji elektrike, rrugë dhe aeroporte të bllokuara

by informim peje

Një stuhi e fuqishme dëbore ka goditur pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kaos nga Kentaki deri në Uashington.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të kthehen në kurthe të rrezikshme, duke çuar në qindra aksidente.

banner

Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave, situata mund të përkeqësohet për shkak të përmbytjeve të mundshme. Lumenjtë pritet të fryhen, duke kërcënuar edhe zona të Kalifornisë që tashmë janë dëmtuar nga zjarret e fundit.

Stuhia solli deri në 40 centimetra dëborë në Virxhinian Perëndimore, duke bllokuar qindra mijëra banorë pa energji elektrike.

Virxhinia dhe Karolina e Veriut raportuan mbi 200,000 konsumatorë të prekur nga ndërprerjet.
Aeroportet në Tenesi dhe Virxhinia pezulluan operacionet, duke anuluar ose vonuar rreth 2,500 fluturime në mbarë vendin.

Ndërkohë, edhe institucionet arsimore janë paralizuar. Shkollat në Virxhinia, Baltimorë dhe Uashington kanë pezulluar mësimin për të dytën ditë radhazi, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy