Sveçla përmend në Mynih financimin e grupeve dhe individëve nga Serbia për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë

by Nexhat

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook për pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Ai ka folur edhe për financimin e grupeve dhe individëve nga Serbia në kryerjen e akteve terroriste në Kosovë.

banner

Sveçla ka thënë se ky financim është me qëllim për destabilizimin e Kosovës, por edhe të rajonit.

“Me ftesë të Ministrit Federal të Financave të Gjermanisë Jörg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, sot mora pjesë në ministerialin e katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë.  Në fjalën time të rastit theksova angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij”.

“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy