Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën.
“Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se fitoi”, tha Trump.
Këtë e bëri të ditur presidenti gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë,
Ai tha se ishte dakord me liderin rus për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, Trump njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për aq kohë sa është e nevojshme për të parandaluar ndonjë gjë tjetër të ndodhë.
Por, shtoi se Putin aktualisht “dëshiron paqe”.
Ndryshe, republikani e bëri të qartë sepavarësisht bisedimeve me Kremlinin, ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.