Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth hodhi poshtë kritikat për strategjinë negociuese të Uashingtonit me Rusinë për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi Evropën që të mos e trajtojë Amerikën si një “pinjoll” duke e bërë atë përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
Gjatë konferencës së shtypit në Bruksel, Hegseth vuri në dukje NATO është kthyer në një administratë të çuditshme, por mos bëni gabim thekson Hegseth, SHBA nuk do të kthehet në një zëvendës të vendeve të BE.
“Pas Luftës së Dytë Botërore, gjenerali i parë Dwight Eisenhower ishte një nga mbështetësit më të fortë të NATO-s.
Ai besonte në një marrëdhënie të fortë me Evropën. Megjithatë, në fund të presidencës së Eisenhower-it, edhe ai ishte i shqetësuar se Evropa nuk po bënte mjaftueshëm për mbrojtjen e saj, pothuajse duke e bërë, sipas fjalëve të Eisenhower, “një administratë e çuditshme”. Por mos bëni gabim, presidenti Trump nuk do të lejojë askënd ta kthejë xhaxha Samin në xhaxha pinjoll”, tha sekretari.
Më tej shefi i Pentagonit sqaroi edhe perifrazimin e tij në lidhje me kufijtë e Ukrainës, të cilët sipas tij janë shumë të vështirë për t’u rimarrë nga Kievi, shkruan a2cnn.
“Thjesht vënia në dukje e realizmit, sikur kufijtë nuk do të kthehen në atë që do të donin të ishin në vitin 2014, nuk është një lëshim për Presidentin rus Vladimir Putin. Është një njohje e realiteteve të fuqisë së fortë në terren, pas shumë investimeve dhe sakrificave fillimisht nga ukrainasit dhe më pas nga aleatët që vendosja e paqes është duke shkuar në një drejtim që asnjëra palë nuk dëshiron”, shtoi ai.
Në debutimin e tij jashtë shtetit pasi mori drejtimin e Pentagonit më 24 janar, Hegseth ka shkaktuar një stuhi kritikash në Evropë pasi njoftoi të mërkurën se kthimi në kufijtë e Ukrainës para 2014 ishte jorealist dhe administrata Trump nuk e sheh anëtarësimin në NATO të Kievit si pjesë e një zgjidhjeje për luftën e shkaktuar nga Rusia 2022.