Osmani takohet për herë të parë me Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu të mbyllet me njohje reciproke

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani është takuar për herë të parë me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Munich.

Ajo tha se me të diskutoi për zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë nga dialogu, ndërsa tha se do të vazhdojë puna me aleatët që procesi të mbyllet me njohje të ndërsjellë.

banner

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy