Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna, vazhdon në 29 të tjera

by informim peje

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në pesë komuna dhe po vazhdon tani në 29 komuna të tjera.

Derisa sot procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë

banner

Njoftimi i plotë:

Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

Gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë

Gjithashtu, gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

  • 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
  • 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
  • 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy