Rezultati i zgjedhjeve, Krasniqi: Tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën

by Nexhat

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka shpërfaqur edhe dozë të histerisë antiameriane të partisë fituese.

Ai ka vlerësuar se tashmë vetëm duhet të pritur në radhë që ta paguhet fatura për kryeneqësinë në raport me SHBA-të.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kurti do ta paguajë faturën e vet, kurse Kosova të veten.

“Me këtë rezultat të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që shpërfaqi edhe një dozë të histerisë antiameriane të partisë fituese, ne tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën për kryeneqësinë në raport me SHBA-në, NATO-n e BE-në. Ka dy fatura, Kurti e paguan të veten, Kosova të veten. E sigurt është që fatura e Kosovës do të jetë shumëfish më e rëndë”, ka shkruar Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy